Ribery, lojtari jogjerman me më shumë takime me Bayernin

15 dhjetor 10:46

Franck Ribery ka regjistruar një rekord të ri me Bayern Munchenin në ndeshjen e kampionatit kundër Kolnit.

Mesfushori është bërë lojtari jogjerman me më shumë paraqitje në historinë e klubit bavarez. Për lojtarin 34-vjeçar takimi i së mërkurës ndaj Kolnit ishte sfida 366 me fanellën e skuadrës gjermane në të gjitha ndeshjet.

Këtë rekord më parë e mbante boshnjaku Hasan Salihamidziq. Francezi luan prej më shumë se 10 vjetësh me kampionët në fuqi të Bundesligës, me të cilët ka shënuar 112 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka fituar plot shtatë tituj kampionë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Behar Maliqi për “Epokën e re” ka konfirmuar vendimin…