Ribery: “Topin e Artë” të 2013-ës ma vodhën!

08 janar 2018 | 12:42

Franck Ribery e ka ende të vështirë ta kuptojë që nuk ka mundur të fitojë “Topin e Artë” të vitit 2013 pas një sezon fantastik me Bayern Munchen.

Në një intervistë për mediet franceze 34-vjeçari u shpreh si ndihet i vjedhur, pasi fitoi gjithçka me “bavarezët” dhe përsëri nuk mundi ta merrte këtë çmim individual. Përkundrazi, përfundoi madje i treti pas Lionel Messit.

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe”, ka thënë Ribery, i cili e justifikon votën jo në favor të tij me mungesën e mbështetjes nga Franca.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo. A dëshironin portugezët që ‘Topin e Artë’ ta fitonte Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, ka deklaruar Ribery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Shkencave politike në Universitetit e Sofjes, Anton Pançev,…