Ridvan Berisha: Arifi shkurtpamës, ja si e shpërfillë lobimin e Faton Bislimit në ShBA

23 qershor 2023 | 11:00

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi është shkurpamës duke e baltosur me neveri lobimin në Uashington te aktivistit Faton Bislimi.

“Asnjë gjë nuk po paraqet lajm në mjedisin tonë sado që të jetë me rëndësi pesha e ngjarjeve. Keq, kjo shoqëri konsideroj se vërtetë po rrëshqet në greminë kënetash kulturore. U shokova ndërsa po e ndiqja këtë jave kryetarin e Preshevës Shqipërim Arifi, teksa e baltoste me neveri lobimin në Uashington te aktivistit Faton Bislimi. Me nismën e Bislimit e miqve të shumtë që ka ai në Shtëpinë e Bardhë, në Senat e Kongresin amerikan, arriti për herë të parë ta mbledh Komitetin për Politike të Jashtme të Senatit për të trajtuar në këtë nivel të lartë instance çështjen e të drejtave dhe lirive themelore të njërit për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Vërtetë kush nuk e sheh këtë si arritje serioze politike jeton me një problem serioz të të kuptuarit e thelbit të brengave që i kanë shqiptarët që jetojnë nen diskriminim në Serbi”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka thënë se shpërfillja e kësaj ngjarje me peshë të jashtëzakonshme politike nga kryetari Arifi, me lloj-lloj akuzash, që janë çështje e gjykatave, përfaqëson thënë me se buti, karakterin e një politikani shkurtpamës e mbase edhe pa vizion.

“Faton, sot të shpërfillin, nga inati natyrisht por mos hiq dore nga mirëmbajtja dhe kultivimi i raporteve me miqtë tuaj në ShBA sepse druaj se edhe Kosova nuk mbahet në mend të ketë pasur këtë raport gati pikëllues me administratën amerikane”, ka shkruar Ridvan Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshëm në stadiumin “Air Albania” ka mbajtur koncertin…