Rifat Berisha i reagon Afërdita Demakut

16 mars 2018 | 20:49

Legjenda e folklorit shqiptar, Rifat Berisha i ka reaguar Afërdita Demaku në lidhje me publikimin e këngës për Besim Ndrecën. Berisha ka bërë me dije se ai është autor i kësaj këngë, kurse ka shprehur shqetësimin që kënga është botuar pa lejen e tij.  

“Më vjen mirë vërtet kur i dëgjoj këngët e mija nga këngëtarët tjerë, por do të ishte mirë që mos ta humbasin autorësinë e sidomos kur e këndojnë për album. Nuk do të duhej të botohet kënga e huaj pa u konsultuar me autorin. Kjo është këngë e imja, por edhe teksti dhe melodia”, ka thënë Berisha.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendkalimin kufitar në Jarinje një automjet i qeverisë së…