Rinovohet shkolla ‘Azem Bejta’ në Grabanicë

21 nëntor 2019 | 16:12

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Enver Gashi, kanë vizituar sot Shkollën e Mesme të Ulët “Azem Bejta” në fshatin Grabanicë, ku kanë parë nga afër punimet e realizuara për instalimin e ngrohjes qendrore dhe investimet e tjera të brendshme në këtë objekt shkollor.

Kryetari Elezaj, me këtë rast uroi drejtorin, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle për këtë investim të realizuar, që do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe nxënësve iu krijon kushte shumë më të përshtatshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërsa drejtori i shkollës dhe mësimdhënësit e falënderuan kryetarit për realizimin e këtij projekti të domosdoshëm, i cili sipas tyre iu jep mundësi të mbarëvajtjes së procesit mësimor në kushte të favorshme. Me këtë projekt të realizuar, në këtë shkollë është investuar në renovimin e brendshëm të objektit dhe në instalimin e ngrohjes qendrore, investim ky i financuar nga Komuna e Klinës dhe që ka një vlerë buxhetore prej 24 800 euro.

Fotografia e Komuna Klinë

Fotografia e Komuna Klinë

Fotografia e Komuna Klinë

Fotografia e Komuna Klinë

Fotografia e Komuna Klinë

Fotografia e Komuna Klinë

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-basketbollistët e njohur të Prishtinës dhe Kosovës, Arian Maliqi dhe…