Rivaldo: Ja çfarë trajneri i duhet Realit

30 tetor 2018 | 16:47

Rivaldo ka folur mbi Solarin, që ka marrë përkohësisht përgjegjësinë e drejtimit të Real Madridit: “Solari do të qëndrojë vetëm një, ose dy ndeshje, para se Florentino Perez të arrijë marrëveshjen me një trajner të ri. Tani për tani, Solari është një zgjedhje e mirë, sepse e njeh klubin dhe lojtarët. Gjithsesi, unë nuk mendoj se kjo do të jetë diçka e gjatë, sepse Solari nuk është ende gati”.

Lidhur me trajnerin e ri të përkohshëm të klubit të bardhë, ish-lojtari i Barcelonës shtoi: “Pavarësisht se është në të njëjtën situatë, si kur filloi trajnimin Zidane te Real Madridi, nuk mund të presim të njëjtën përsëritje të suksesshme të tranzicionit. Me gjithë respektin për punën e Solarit, ai nuk duket të ketë kushtet, për momentin, për t’u bërë trajner zyrtar i Real Madridit”.

Lidhur me trajnerin e ardhshëm të “Los Blancos”, Rivaldo nënvizoi: “Antonio Conte është një trajner me përvojë, i cili mund të jetë një zgjedhje e mirë për Real Madridin. Tani, marrja e një trajneri me disiplinë mund të jetë e dobishme, pasi ndoshta lojtarët u lehtësuan shumë, pas sezoneve të fundit të suksesit. Kur keni nevojë për të vendosur rregull në shtëpinë tuaj, duhet të merrni dikë për të shtuar disiplinën dhe punën e vështirë. Conte është zgjedhja ideale për Real Madridin, tani”.

Lidhur me eksperiencën e Lopetegui, Rivaldo deklaroi: “Mund të konkludojmë se ai bëri një gabim, kur vendosi të bashkohet me Real Madridin, duke e lënë kombëtaren spanjolle një ditë para nisjes së Botërorit. Dhe ja ku e shihni tani, katër muaj më vonë, të papunë. Shpresoj se ai mund të bëjë një punë të mirë në projektin e ardhshëm”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë deklaratat e…