Rive Plate refuzon të luajë në “Santiago Bernabeu”

02 dhjetor 12:09

Vijojnë telashet e CONMEBOL, në lidhje me zhvillimin e finales së dytë të Kupës së Libertadores, që dështoi të luhej në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit javën e kaluar, për shkak të incidenteve ku tifozëria e River Plate sulmoi autobusin e Boca Juniorsit, duke plagosur disa lojtarë.

Dje erdhi vendimi zyrtar, që dërgoi Superclasicon e futbollit argjentinas në Spanjë, pasi CONMEBOL arriti një akord me federatën spanjolle që sfida të luhej në “Santiago Bernabeu”, më datën 9 dhjetor, në orën 20:30.

Por kjo zgjidhje u prit me skepticizëm nga shumë njerëz të futbollit, që e cilësuan si shumë të largët kryeqytetin spanjoll, ndërsa kulmi arriti para pak minutash me klubin e Riverit, që refuzoi përfundimisht zgjedhjen e CONMEBOL, raporton “tch”.

Nëpërmjet një komunikate, “Los Millionarios” u shprehën kundër vendimit për të luajtur në Spanjë, ndërsa renditën edhe arsyet pse ata mendojnë se sfida duhet të luhet në “Monumental” dhe në asnjë stadium tjetër. Sipas klubit të Riverit, zhvillimi i ndeshjes në Spanjë dëmton konkurrencën, pasi sfida e parë u luajt në stadiumin e Bocës, ndërsa penalizon edhe shumë prej tifozëve të skuadrës vendase, që paguan shumë për biletën, por që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë në “Santoago Bernabeu”.

Duke theksuar se incidentet ndodhën jashtë perimetrit të sigurisë së stadiumit, gjë që është përgjegjësi e autoriteteve dhe jo e klubit të River Plate, “los Millionarios” theksojnë se refuzojnë plotësisht të luajnë në Spanjë.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit për fazën eliminatore…