RoAiad i dhuron donacion SHSKUK-së pajisje mjekësore dhe material harxhues

03 shkurt 2022 | 12:38

RoAiad, një agjenci brenda Qeverisë së Rumanisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, i dhuroi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës një donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues.

Donacioni kap vlerën e 20 mijë eurove, ndërsa përfitues është Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka falënderuar shtetin rumun për ndihmën e ofruar, duke thënë se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në këtë rast për fëmijët që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas tij, donacioni ka rëndësi të veçantë, sepse shpreh miqësinë dhe solidaritetin mes popujve, sidomos në kohëra të vështira.

Drejtori Krasniqi e siguroi udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor se donacioni do të përdoret për qëllimin e destinuar.

Ndërkaq, Onisor tha se ky donacion është një ndihmë nga populli rumun, dedikuar për Pediatrinë.

Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit, prezent ishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, i cili falënderoi shtetin e Rumanisë, derisa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të koordinimit të përpjekjeve këshillimore, sot është mbajtur…