Robbeni dhe Rafinha, edhe një vit te Bayerni

11 maj 2018 | 19:09

Arjen Robben dhe Rafinha do të luajnë me Bayern Munchenin edhe në sezonin e ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichit, Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidziq, kanë arritur marrëveshje me klubin “bavarez” dhe sulmuesin 34-vjeçar nga Holanda dhe mbrojtësin 32-vjeçar nga Brazili, që t’i firmosin kontratat e reja deri në 30 qershor 2019.

Zyrtarizimi do të ndodhë pas ndeshjes së fundit në kampionatin gjerman, këtë të shtunë kundër VfB Stuttgartit. Robbeni u bashkua me Bayernin në vitin 2009, kur u largua nga Real Madridi dhe ai ka fituar shtatë herë titullin kampion në Bundesliga dhe pesë herë Kupën e Gjermanisë, gjithashtu edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, me golin e fitores së shënuar prej tij në finalen ndaj Borussia Dortmundit në vitin 2013.

Rafinha është pjesë e Bayernit nga viti 2011, ka fituar gjashtë kampionate, tri Kupa të Gjermanisë dhe një Ligë të Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Brazilit pas Felipe Luis e humbet edhe mbrojtësin…