Robinho: Beckham rrinte me brazilianët, Ibra është ‘arrogant’

03 prill 2020 | 23:26

Braziliani Robinho ka luajtur për klubet më të mira dhe ka pasur shokë skuadre disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Për këtë karrierë të bukur është rikthyer të flasë vetë sulmuesi 36-vjeçar brazilian, në një intervistë për “MARCA”-n.

Reali- Kur Reali më kërkoi, pashë që kishin një grup të madh me brazilianë dhe trajner ishte Vanderlei Luksemburgo. Pse të shkoja te Barcelona? Nuk pendohem që u largova nga Madridi, por nuk më pëlqen që u ndamë keq në fund. Do të doja ta takoja Florentino Perezin përsëri, ta përqafoja dhe ta falënderoja për gjithçka bëri për mua.

City – Më pëlqente Manchesteri, klubi dhe restorantet, por mbi të gjitha klubet e natës. Kam qenë kampion kudo ku kam luajtur, përveçse te City. Nëse ka diçka që më mundon është fakti që nuk fitova trofe me Cityn.

Shokët e skuadrës- Zlatan shpesh thotë se ai e bindi Milanin që të më merrnin: “Je këtu prej meje”. A është arrogant? Po, por në kuptimin e mirë. Është thjeshtë besim në aftësitë e tij. Për mendimin tim, ai është fiks siç duhet të jetë një sulmues, “Showmen” dhe fitues. Beckham rrinte gjithmonë me brazilianët. Ishte pjesë e grupit tonë. Në të vërtetë, spanjollët ishin xhelozë për të, sepse fliste portugalisht më mirë se ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia ka gjunjëzuar edhe tregun e naftës në vend ku…