Roma e humb ndeshjen në tavolinë ndaj Veronës, luajti me lojtar të pa regjistruar

22 shtator 2020 | 23:11

Saga Amadou Diawara ka marrë edhe një tjetër kahje, me raportet që thonë se Panteleo Longo ka dhënë dorëheqje nga Roma pas gabimit që ka bërë dhe tani mund t’i bashkohet Hellas Veronas

Dy skuadrat u ndanë 0-0 në ndeshjen e parë në Serie A në fillim të sezonit, por Diawara është regjistruar si i parregullt në listën e 22 lojtarëve, pavarësisht se i ka mbushur 23 vjet në korrik.

Për shkak se ai luajti pa u regjistruar, Roma e ka humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë.

Mbrëmë, është raportuar se sekretari gjeneral Longo do të jep dorëheqje, pasi që ka pranuar përgjegjësinë për gabimin e tij.

Tani Sportitalia thotë se Longo ka gjetur një tjetër punë dhe mund të shkojë të Hellas Verona, klubi që ka përfituar nga ky gabim dhe ka fituar 3-0 në tavolinë.

Në të njëjtën kohë, Roma e ka apeluar verdiktin, për shkak të këtij gabimi të thjesht administrativë që nuk ka ndikuar në rezultat.

Megjithatë, Diawara ishte në list gabimisht, kështu që kishte ende hapësira të lira në grupin prej 22 lojtarëve që kishin udhëtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Basel ka zyrtarizuar Edon Zhegrovën nga Genk. Kosovari ka…