Roma, pa Kumbullën dhe Dzekon mposhti Genoan

07 mars 2021 | 14:33

AS Roma vijon ecurinë pozitive në Seria A duke marrë fitoren e dytë radhazi. Skuadra e Fonsecës fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Genoa-s, teksa tashmë e sheh veten në vendin e katërt me 50 pikë, vetëm dy më pak se Juventusi.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 24-t. Pellegrini kroson në zonë, atje ku Mancini fluturon me kokë, duke e dërguar topin në rrjetën e Marchettit.

Marash Kumbulla ishte i skualifikuar në këtë ndeshje për shkak kartonësh, duke bërë që në qendër të mbrojtjes të spostohej mesfushori Cristante. Verdhekuqtë nuk kishin të disponueshëm as Dzekon në këtë sfidë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes derbi në mes Feronikelit dhe…