Ronaldo dënohet me 20 mijë euro

21 mars 2019 | 16:20

Cristiano Ronaldo do të jetë në të dyja sfidat me Ajaksin në Ligën e Kampionëve dhe do të marrë vetëm një gjobë nga UEFA ashtu si Simeone.

Komiteti Disiplinor i UEFA-s u takua dhe vendosi për dënimin e portugezit, i cili i tregoi “b….” tifozëve të Atleticos.

Kështu ai do të gjobitet si Simeone me një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajaksit. Pra çdo frikë për skualifikim tani më nuk ekziston për Juventusin. Kujtojmë se pas shënimit të golit të dytë, portugezi u “hakmor” ndaj Simeones, duke bërë të njëjtin gjest që bëri trajneri në Spanjë. Megjithatë kishte dyshime se Ronaldo ishte drejtuar nga tifozët spanjollë dhe jo nga të tijtë, ashtu siç Simeone bëri

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, përveç suksesit historik në Ligën…