Ronaldo e fton Messin në Itali

10 dhjetor 2018 | 16:44

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një prononcim për “La Gazzetta Dello Sport” ka sfiduar “rivalin” e tij, Lionel Messi që të transferohet në kampionatin italian. Veç të tjerave, 33-vjeçari ka zbuluar gjithashtu edhe 2 sfidat që tifozët juventinë nuk duan t’i humbasin kurrë.

“Një magazinier sot në mëngjes më tha: Të lutem, fitoni ndeshjen me Torinon, për ndryshe gjyshja ime…. Kam kuptuar se juventinët nuk pranojnë të humbasin dy prej takimeve, derbin me Torinon dhe sfidën me Interin”.

Ai ka folur edhe për lojtarin i cili ishte rivali i tij më i madh në Spanjë, Lionel Messi: “Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për ekipin tim kombëtar, ndërsa ai është ende në Spanjë. Ndoshta ai ka nevojë për më shumë… Për mua, jeta është një sfidë, më pëlqen dhe më pëlqen t’i bëj njerëzit të lumtur. Do të doja që ai të vinte në Itali një ditë. Unë shpresoj se ai pranon sfidën si unë, por nëse ai është i lumtur atëherë unë e respektoj atë. Ai është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë, por nuk kam munguar asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur”, ka thënë Ronaldo

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica…