Ronaldo po qëndron në Manchester, zbulohen zhvillimet e fundit

26 korrik 2022 | 12:26

Cristiano Ronaldo ka arritur dje në Manchester pasi ka qëndruar për disa javë në vendlindje, Portugali.

Ylli portugez sot gjatë ditës do të ketë takime me drejtuesit e klubit, por edhe me trajnerin Erik Ten Hag, me të cilët do të diskutojë për të ardhmen e tij.

Ata do të kenë takime sy më sy dhe 37-vjeçari do t’ua tregojë atyre vendimin për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Kështu ka shkruar mediet angleze, të cilat po e përcjellin me vëmendje çdo lëvizje të Ronaldos.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit nuk e ka ndërmend të qëndrojë në Manchester pasi “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Ai ka mbetur jashtë turneut të Australisë dhe Tajlandës, për siç  është thënë për shkak të problemeve familjare.

Sidoqoftë, prapa krejt këtyre duket se qëndron kërkesa e tij për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave”.

Gjiganti britanik po mundohet ta bind lojtarin të qëndrojë në ekipin aktual, por duket se lojtari e ka ndarë mendjen tashmë.

Ai do ta takojë trajnerin holandez në Carrington, në qendrën stërvitore ku Man Utd po i zhvillon përgatitjet, shkruan “Sky Sports News”.

Ronaldo synon të luajë në Champions dhe dëshiron të transferohet në një klub që merr pjesë në këtë garë.

Në opsion të Ronaldos janë Bayern Munichu, Chelsea, Paris Saint-Germaini dhe Atletico Madridi.

Ky i fundit duket se është opsioni më i “nxehtë” për shkak të dëshirës së Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit për të luajtur në Spanjë.

Por, gjithçka që komplikon është rroga e lartë e lojtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve…