Ronaldo refuzon ofertën e shekullit nga Kina

08 korrik 2018 | 15:55

Jeta e Ronaldos flitet shpesh se rrotullohet rreth parave. Sipas medieve spanjolle ai ka refuzuar një ofertë që shumë pak do t’i thonin “Jo”.

Kampionati kinez po afron çdo ditë e më shumë yje nga Evropa dhe kësaj here në qendër ka qenë Cristiano.

Portugezit i janë ofruar 100 milionë euro në vit vetëm rrogë. Pa llogaritur këtu të drejtat e imazhit apo benefite të tjera. Megjithatë luzitani ka refuzuar duke treguar se për të paraja nuk është gjithçka në jetë. Ai mendon se mund të luajë ende në nivele të larta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se…