Ronaldo: Tani për tani unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner

26 dhjetor 2019 | 21:15

Cristiano Ronaldo thotë se nuk pret që të bëhet trajner pasi të dalë në pension, por nuk është i gatshëm ta përjashtojë mundësinë plotësisht.

Portugezi është akoma në formë pavarësisht moshës (34-vjeç), duke shënuar 12 gola në 21 paraqitje për Juventusin këtë sezon. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ka thënë në gusht se ai nuk e di se kur do t’i japë fund karrierës së tij, duke thënë se ai ose mund të tërhiqet në fund të sezonit ose të vazhdojë deri në moshën 40-vjeçare.

“Tani për tani unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se kam nevojë”, ka thënë Ronaldo për DAZN Italy.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do të bëhesha trajner, unë do të isha motivues, trajneri duhet t’ia kalojë pasionin dhe talentin e tij skuadrës. Për shembull, më pëlqen të argëtohem, të dribloj, të godas, të shënoj gola. Këtë duhet ta kaloj tek ekipi si motivues”, ka shtuar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë muajin tjetër…