Rose debutoi si këngëtare solo me albumin ‘R’

18 mars 2021 | 11:35

Rose, njëra nga katër anëtaret e grupit të njohur nga Korea Jugore, “BlackPink”, ka publikuar albumin e parë solo me titull “R”. Krahas këtij incizimi që ka marrë dy vjet për t’u finalizuar, ylli i muzikës K-pop gjithashtu ka lancuar dy këngët, “On The Ground” dhe “Gone”, që të dyja në gjuhën angleze.

Rose e cila ka me mijëra adhurues  edhe si këngëtare solo, dhe  numëron më shumë se 37 milionë ndjekës në “Instagram”, e shfrytëzoi këtë rrjet social për t’i falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti shumë për zemër.

“Kur i kujtoj gjithë ato net që unë dhe ekipi im i kemi kaluar duke e perfeksionuar këtë album! Jam e lumtur që më në fund po ua prezantoj albumin ‘R’. Edhe pse është një incizim solo, unë dëshiroja që të gjithë të jenë të kënaqur me të dhe të ndihen sikur kanë kontribuar në punën kreative në ndonjë formë. Nuk është diçka e madhe, por shpresoj se do t’iu pëlqejë,” ka shkruar këngëtarja.

Rose nuk është anëtarja e vetme e grupit “BlackPink” që po zhvillon karrierë si këngëtare solo. Anëtarja tjetër Jennie e kishte publikuar videoprojektin e parë si këngëtare solo në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi me famë botërore, Kanye West, është zyrtarisht personi më…