Rrahmani: Ja pse u largova nga Shqipëria

15 janar 16:41

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka treguar arsyen pse u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb, ka thënë se mos përfshirja në listën e futbollistëve që luajtën në Kmapionatin Evropian ndikoi drejtpërdrejtë në largimin nga kombëtarja kuqezi.

“Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionatin Evropian, por nuk mora pjesë në kompeticion. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: ‘Nëse nuk më llogaritin tani, kur do më llogaritin…’”, ka deklaruar Rrahmani.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një komunikate për media…