Rrëfimi i njeriut që mban në krah portretin e Rexhep Selimit

15 maj 2018 | 07:50

Fytyra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është stampuar përgjithmonë në krahun e Fadil Gashit.

Gashi kujton momentet kur filloi ta simpatizojë Rexhep Selimin, e deri në momentin kur vendosi ta bëjë tatuazh portretin e tij.

“Zotin Rexhep Selimin kam filluar ta simpatizojë që nga viti 2005, kur e kam pa nëpër emisione. E kam përcjell biografinë e tij me vëmendje dhe prej atij viti kam fillue me simpatizue”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Thotë se e mban me krenari portretin e Rexhep Selimit, sepse “gjenerali Rexhep Selimi që nga viti 1997 ka dhënë kontributin dhe është njeriu i parë që e ka vulosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Gashi thotë se Rexhep Selimin nuk e ka takuar para se të bënte tatuazhin me portretin e tij.

“Deri tash frik, nuk e kam taku asnjëherë”, thotë ai.

Njeriu që mban në dorë Rexhep Selimin

Njeriu që mban në dorë Rexhep Selimin

Gepostet von RTV Dukagjini am Montag, 14. Mai 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump i është nënshtruar një procedure të specializuar shëndetësore…