Rrënohet një objekt pa leje në qendër të Prishtinës

14 janar 2020 | 16:25

Komuna e Prishtinës ka rrënuar një objekt pa leje në rrugën “Fehmi Agani”, konkretisht afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kjo komunë ka bërë me dije se ka paralajmëruar se do t’i pret fati i njëjtë të gjithë ata që do të ndërtojnë pa leje ndërtimore.

“Javë më parë, mbi objektin e ndërtuar me leje, ka filluar ndërtimi i katit shtesë përtej lejes ndërtimore. Pavarësisht urdhëresave të inspektorëve për ndërprerje të punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim, me ç’rast më 6 janar i është dhënë aktvendimi për rrënim dhe i është shqiptuar gjoba. Meqë as pas këtyre masave pala nuk është bindur, por ka vazhduar me ndërtim, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompaninë e kontraktuar kanë filluar sot ta rrënojnë mbindërtimin pa leje. Komuna tashmë ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kompaninë për rrënim. Kushdo që tenton të punojë në këtë formë, do ta ketë fatin e njëjtë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjilan ka filluar “Flaka e Janarit”, një manifestim ky…