Rritet numri i pacientëve nga i nxehti

13 qershor 2018 | 08:48

Ngritja e temperaturave, si pasojë ka rritur edhe numrin e personave po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Në Klinikë Emergjente gjatë ditës frekuentojnë deri në 150 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, derisa me ngritjen e temperaturave ky numër është rritur deri në 250 sosh.

Kështu thotë Basri Lenjani, drejtor i kësaj klinike, sipas të cilit, fluksi i ditëve të fundit është rritur tek personat me sëmundje kardiologjike, gratë shtatzëna, personat me diabet me hipertension etj.

“Kohët e fundit, për shkak të rritjes së temperaturave ka ndikuar në rritjen e të sëmurëve kronikë dhe ky numër arrin 5 deri ën 10 për qind në shërbimet emergjente”.

“Si individë të shëndoshë, për t’ju përshtatur këtyre kushteve na duhen disa ditë, derisa të sëmurëve kronikë, disa muaj. Andaj preferohet të mos dalin në diell, për shkak se kanë veprim negativ në shëndetin e tyre”, ka thënë Lenjani për “REL”.

Edhe në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur.

Muharrem Avdiu , pediatër thotë se kryesisht të vjellat dhe diarreja janë simptomat që fëmijët po preken ditëve të fundit, për shkak të ngritjes së temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 17 mijë e 600 persona kanë aplikuar për 300…