Rrokulliset kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes shoferi

04 shkurt 2022 | 19:38

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:40 minuta.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës, shkruan klan kosova.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka…