RTV Dukagjini: Policia e ndali djalin e Vuciqit, ia largoi bluzën me mesazhe provokuese

28 qershor 2023 | 19:08

Sot gjatë ditës, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit u mbajtë në Graçanicë.

Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.

RTV Dukagjini ka publikuar një video, duke theksuar se Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilo Vuçiqin gjatë kthimit për në Serbi. Gjithnjë sipas këtij televizioni, Policia e Kosova ia ka larguar fanelën me mbishkrimin nacionalist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të…