Rummenigge zbulon të ardhmen e Mullerit dhe Neuerit

20 janar 2021 | 17:40

Thomas Muller dhe Manuel Neuer, drejtues të ardhshëm të Bayern Munich. Dy yjet e klubit gjerman e kanë të shkruar fatin, sipas numrit një të klubit gjerman Karl Heinz Rummenigge.

Pasi kanë veshur për vite me radhë fanellën e kombëtares gjermane dhe atë të Bayernit, dy futbollistët i pret një ardhme me xhaketë dhe kollare pasi të kenë varur këpucët në gozhdë, gjithmonë te klubi ku kanë jetuar për shumë vite.

“Dua të këshilloj personalisht Mullerin dhe Neuerin për një të ardhme si drejtues”, ka thënë Rummenigge për Münchner Merkur.

“Besoj se të dy kanë cilësitë e duhura për ta zhvilluar këtë punë në mënyrën më të mirë. Ndonjëherë mund të jetë një punë stresuese, por është e rëndësishme që e ardhmja të jetë në duar të mira”, ka shtuar Rummenigge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve…