Sagnol: Sane nuk është lojtar i duhur për Bayernin  

02 qershor 2020 | 11:17

Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane që një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim në Bayern Munchen.

Mirëpo, ish-mbrojtësi i Bayernit, Willy Sagnol është i bindur se futbollisti gjerman nuk është i duhuri për skuadrën “bavareze”.

“Ai nuk korrespondon aspak me karakterin e Bayernit. Sane është një lojtar jokonstant dhe egoist. Për mua ai nuk është i duhuri për ‘bavarezët’. Ai ka pasur shumë probleme te Manchester City dhe Kombëtarja e Gjermanisë”, ka thënë Sagnol.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore (BB) ka theksuar se goditjen më të madhe…