Salernitana shtyn festën e Napolit

30 prill 2023 | 17:08

Napoli ka marrë një barazim 1-1 ndaj Salernitanës, dukë shtyrë për javën tjetër titullin kampion. Sot mjaftonte një fitore për të marrë matematikisht Skudeton, por skuadra e drejtuar nga Spalleti ka bërë një hap fals.

Napoletanët shënuan me Oliveran pas 60 minutash lojë dhe në stadium shpërtheu festa, me tifozët që po prisnin me padurim të përfundonte takimi për të hapur shampanjën. Nuk ndodhi kështu, pasi Dia u prishi planet. Goli i tij në minutat e fundit vendosi ekuilibra përfundimtarë në 1-1. Napoli ka 79 pikë, 18 pikë më shumë se Lazio.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë zyrtarizimi i Këshillit për Organizimin e Kuvendit…