Sali Berisha rizgjidhet pas nëntë vitesh kryetar i ri i PD-së

22 maj 2022 | 23:41

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara të dielën nga Komisioni i Rithemelimit.

Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Anëtarja e Rithemelimit Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për media në fund të numërimit, ku ka bërë me dije se sa votues kanë marrë pjesë për secilën qendër votimi.

Në total kanë marrë pjese 43 680 demokratë ku 40 820 (93.45%) ndër to kanë votuar për Sali Berishën ndërsa 2532  (8.5%) për Ibsen Elezin.

Ish-kryeministri Berisha iu drejtua menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, selisë së PD-së, ku edhe mbajti fjalën si kryetar i saj.

Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari.

“U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e shekullit 21. Nuk kam një fjalim të gjatë, por kam mirënjohje të madhe për të gjithë”, ka theksuar Berisha.

“Ky besim i jashtëzakonshëm është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh por unë kam bindje që së bashku me ju ne do t’ia dalim”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e SHBA-së që Kosova…