Sallahu: Në kontratën për grurin nuk ka asnjë përgjegjësi penale, Prokuroria Speciale do hakmarrje
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kontrata e nënshkruar mes MINT-it dhe operatorëve turk e polakë për rezervat shtetërore është çështje e karakterit civil.
“Kur lidhet një kontratë me element të huaj, në mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, në të cilën përcaktohet saktë sasia e mallit që do të vie, çmimi dhe pagesa dhe pavarësisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar të saj në Kosovë nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil”, ka shkruar Sallahu në “Facebook”.
Sipas tij, zgjidhja e kontestit civil determinon nëse ka vepër penale apo jo.
Më tutje, Sallahu ka thënë se në kontratën për grurin nuk ka asnjë përgjegjësi penale.
“Pra, realizimi i kontratës bonafide nga MINT-i dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi nuk përben vepër penale, por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në gjykatë”, ka shkruar ai.
Madje, Sallahu ka pretenduar se Prokuroria Speciale mund të ketë ambicie të hakmarrjes ndaj pushtetit.
Postimi i plotë i Sallahut: