Sami Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja

30 qershor 2022 | 12:05

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka komentuar  një deklaratë të më hershme të ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati në lidhje me veteranët e UÇK-së.

Lushtaku ka thënë se kjo që është duke ndodhur me veteranët e UÇK-së është e turpshme.

Në një prononcim për “Periskopin”, Lushtaku  ka thënë se diskursi kundër UÇK-së i ka rrënjët e thella.

“Kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur bajagi herët, nga Serbia e shërbimet ruse dhe Vetëvendosje. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftua UÇK-në. Edhe LV-ja sikur këto shërbimet serbe, domethënë të njëjtin rregull e ka ndjekë”.

“Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të LV-së këto goditje dhe unë mendoj që Kosova është çliruar prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK-së nuk e ka besuar që ka me shpëtuar prej lufte. Kurrë, ama kurrë, ai që e ka kapë pushkën, por edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë ndihmuar luftën nuk e kanë besuar që ne kemi mi pritë edhe pavarësinë e edhe institucionet tona”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se deklaratat e tilla kundër UÇK-së janë të turpshme.

“Prandaj kjo është e turpshme, mesazhet e këtij djaloshit, Hekuran Muratit. Kjo që po ndodhë me veteranët është për mjerim. Këta po akuzojnë qeveritë e kaluara, po hajde tash kjo qeveri që ka ardhur le ta bën një hap minimum për këtë kategori të ndjeshme. Një pjesë e tyre po vdesin për çdo ditë. Është për të ardhur keq”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane këmbëngul se nuk e konsideron veten zëvendësues i…