Samiti i Davosit / Të gjithë sytë, te çorapet me rosa të kryeministrit kanadez

26 janar 2018 | 00:39

Kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk qëndroi as kësaj here larg vëmendjes së mediave.

Në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, çorapet e tij janë bërë objekt diskutimi për faktin se ishin ngjyrë vjollcë dhe me figurat e disa rosave me ngjyrë të verdhë.

Gjatë momentit që po flitej për fuqizimin e rolit të femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet me rosa.

Nuk dihet ende mesazhi që ka dashur të përcjell Trudeau.

Disa politikanë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës, ndërsa disa të tjerë kanë buzëqeshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë në “Info Magazine” të…