Samsung bashkëpunon me aktoren Emma Myers dhe ekipin Galaxy për të sjell ‘Epic Worlds’ duke përdorur Galaxy S23 Ultra

09 nëntor 2023 | 13:10

Ky bashkëpunim tregon përvojën e jashtëzakonshme të kamerës së Galaxy S23 Ultra.

Samsung Electronics prezantoi pjesën e plotë  të “Epic Worlds”, një projekt unik kinematografik i filmuar tërësisht me një Galaxy S23 Ultra, duke realizuar disa zhanre të veçanta dhe duke ripërcaktuar mundësitë e krijimit të përmbajtjes në celular. “Epic Worlds” është një dëshmi e fuqisë së këtij bashkëpunimi.

Në zemër të kësaj qasjeje të re tregimi është një film me metrazh të shkurtër, me protagonist Emma Myers (e njohur për rolin e saj në “Wednesday” të Netflix) në një udhëtim që kalon nëpër zhanret e filmit noir, fantashkencës, western, fantazi dhe aksion thriller. Myers luan protagonisten, por heroi i pjesës është Nightography i Galaxy S23 Ultra. Me një aftësi të pashembullt për të kapur skena në dritë të ulët, Nightography mundëson qartësi dhe detaje vërtet kinematografike.

Për më tepër, ky film ka frymëzuar këtë kategori xhirimesh. Në të gjithë globin, influencuesit lokalë nga Team Galaxy shkrepën skenat e tyre, të gjitha të filmuara me Galaxy S23 Ultra, të cilat më pas janë thurur së bashku me pjesën e plotë për të krijuar spektaklin që është “Epic Worlds”.

“Jam shumë e emocionuar që Samsung më ftoi të jem pjesë e Team Galaxy. Përdorimi i një smartphone-i për të sjellë në jetë një film me metrazh të shkurtër kaq të jashtëzakonshëm ishte vërtet i mahnitshëm dhe më pëlqeu plotësisht rezultati dhe i gjithë procesi, “tha Myers. “Jam tërhequr nga projekte unike, kështu që puna me Samsung më dha mundësinë për ta përdorur atë kreativitet më shumë dhe për të inkurajuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë duke krijuar filmat e tyre me metrazh të shkurtër. Mezi pres që të gjithë të shohin përmbledhjen e ‘Epic Worlds’ – është një bashkëpunim i nivelit tjetër.”

“Sinqerisht më ka mahnitur”, tha Zee Ntuli, regjizor i filmit “Epic Worlds”. “Kam qenë jashtëzakonisht i  impresionuar me atë që është në gjendje  të realizoj kjo pajisje Galaxy. Ajo që me të vërtetë më habit është se si funksionon telefoni në dritë të ulët. Nightography është vetëm një veçori e jashtëzakonshme.”

Projekti ndjek suksesin e fushatave të mëparshme Filmed #withGalaxy, në të cilat Samsung bashkoi duart me kineastët e profilit të lartë për të demonstruar fuqinë e Galaxy për të krijuar përmbajtje të denjë për kinemanë. “Epic Worlds” bazohet në atë trashëgimi me një deklaratë të guximshme se krijimi i përmbajtjes së shkëlqyer shkon përtej fuqisë dhe cilësisë së imazhit – ka të bëjë gjithashtu me kreativitetin, komunitetin dhe shpirtin bashkëpunues, të cilat Galaxy nxit të gjitha.

“Epic Worlds” është një ftesë për krijuesit kategorisë së filmit me metrazh të shkurtër për të shfrytëzuar fuqinë e Galaxy dhe për të sjellë në jetë idetë e tyre. Me Galaxy, krijimi i përmbajtjes së kalibrit profesional është i disponueshëm për të gjithë, kudo.

Përmbledhja përfundimtare e “Epic Worlds” është tashmë e disponueshme dhe mund të shikohet duke vizituar këtë link. Filmi me metrazh të shkurtër me Emma Myers mund të shihet edhe në kanalin e YouTube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka…