Sapo e kam marrë rezultatin [për Covid], e kam bërë publik

03 gusht 2020 | 09:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pak minuta më parë u është përgjigjur kritikave të disa deputetëve të partive politike, se nuk është vetizoluar pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit. Në një shkrim publikuar në “Facebook”, në të cilin Hoti nuk i kushton kujdes shkrimit të ë-së, ka bërë me dije kur është testuar dhe kur ka filluar izolimin.

“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar mga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19,…