Sarri shkarkohet nëse dështon në Ligën e Kampionëve

04 gusht 2020 | 13:40

Nëse skuadra e Juventusit dështon në Ligën e Kampionëve, atëherë Maurizio Sarri do të shkarkohet nga posti i trajnerit. Lajmi është bërë i ditur nga mediet italiane.

Në rast se Sarri shkarkohet, emrat më të përforcuar për pasardhës të tij janë Simone Inzaghi dhe Maurizio Pochettino.

“Zonja e Vjetër” të premten e zhvillon ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, derisa ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë e humbi (1-0).

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit vazhdon me freskime për edicionin e ri…