SBAShK-u ankohet se po i bëjnë presion

17 janar 2019 | 17:22

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes një komunikatë për media ka theksuar se askush mos të provojë të bëjë presione kundër grevës në arsim.

“Kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe se po ndodhi cila do formë e presionit SBAShK do të ngre ndaj cilitdo qoftë padi në gjykatat gjegjëse”, është bërë me dije në komunikatën e SBAShK-ut.

Në këtë komunikatë është theksuar se edhe në ditën e katërt bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet, të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme.

Sipas kësaj komunikate, kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët të enjten ka vizituar komunën e Malishevës dhe atë të Prizrenit.

Në Malishevë delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar nga kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim për këtë komunë, Elez Krasniqi kanë vizituar grevistët në Çerdhe, Qendrën e Kompetencave, Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe në shkollën fillore e të mesme të ulët “Ganimete Terbeshi”.

“Grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë me grevën e përgjithshme deri atëherë kur institucionet të realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin e koeficienteve se paku për 30 për qind”, është bërë me dije në këtë komunikatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari  për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka…