SBAShK-u vazhdon grevën, hyn në ditën e 13-të

29 janar 2019 | 18:30

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka bërë me dije se nga raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e dymbëdhjetë të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme.

Në ditën e dymbëdhjetë të grevës, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me nënkryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, kanë vizituar grevistët në komunën e Ferizajt.

“Delegacioni i Këshillit Qendror Grevist, bashkëbisedoi me grevistët për gjendjen aktuale, ku të gjithë ishin të brengosur së institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për t’i plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, tashmë të njohura për ngritje të koeficientit prej 30%, nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u ka njoftuar se mësimdhënësit janë të vendosur për të vazhduar greva deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Mehmeti Tema e luftës në letërsi lindi së bashku…