Gjilani zyrtarizon udhëheqësin e re të klubit

29 gusht 2023 | 11:47

SC Gjilani ka konfirmuar ndryshimet në udhëheqësin e klubit. Klubi gjilanas ka njoftuar zyrtarisht sot se është me aksionar të rinj. Afrim Veliu është emëruar në pozitën e presidentit të klubit. Aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami, janë pjesë e bordit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Gjilanit:

 

?????????Ë ???????: ??????? ?? ????????ë ?ë ????

Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësin e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues ztr. Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.

Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurrues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.

Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akademisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.

Gjithashtu, drejtuesit e rinj shprehin falënderimet më të sinqerta për gjithë qytetarët gjilanas dhe jo vetëm, për mikpritjen fantastike dhe durimin e shfaqur në kohët e krizës për klubin, i cili tashmë merr një rrugëtim të ri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje është përuruar hapja e Qendrës së Integruar “One Stop…