Scotti: Udhëheqësit politikë në Ballkan ta lënë mënjanë retorikën nacionaliste

17 qershor 2019 | 18:25

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar të hënën se “status quo”-ja në Ballkan nuk është e qëndrueshme dhe se “të gjithë po humbasin për shkak të ndalimit në negociata”.

“Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se kjo”, ka shkruar Scotti në llogarinë e vet në “Twitter”

Ai ka thënë se udhëheqësit politikë duhet ta lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin historik, pasi sipas tij rihapin plagët e të mbijetuarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një qeverie transparente, demokratike dhe të përgjegjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë demokratike pa fuqizim…