Seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet më 7 korrik

01 korrik 2022 | 14:52

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës plenare të mbahet të enjten e 7 korrikut.

Kështu ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që Projektligji për deklarimin e pasurisë ta kthejë në shqyrtim.

“Kryesia vendosi që seanca e radhës të mbahet të enjten e 7 korrikut. Si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së edhe njëherë i kërkojë mazhorancës së drejtuar nga LV-ja që ta rikthejë në shqyrtim çështjen e Projektligjit për deklarimin e pasurisë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare, Leonit Abazi ka nisur një aventurë të…