Selimi: LDK-ja dhe partnerët e saj po e mbajnë peng Kuvendin

18 maj 2020 | 15:28

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se LDK-ja dhe partnerët e saj, po vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm ndaj dëmit që po ia shkaktojnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë pasi  legjislativi ende nuk është shpërndarë, siç Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i kryejë detyrat e veta edhe Kuvendi do të duhej ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk mund të mos e theksoj edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të disa grupeve parlamentare të cilat as nuk duan zgjedhje të reja e as funksionim të Kuvendit, por po vazhdojnë ta peng Kuvendin përmes disa aspiratave të shtruara me rrugë jokushtetuese”.

“LDK dhe partnerët e saj po vazhdojnë të jenë shumë të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm ndaj dëmit që po i shkaktojnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, është shprehur Selimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht çdo shtet është duke menduar se çfarë masash duhen…