Selmanaj kërkon falje publike: Saranda Bogujevci është historia e gjallë e këtij vendi

03 dhjetor 2020 | 21:38

Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj ka kërkuar falje pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e të pagjeturve për të cilën kishte shumë reagime madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Selmanaj ka thënë se kushdo që është ndjerë i fyer apo i lënduar i kërkon falje publike.

“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, ka thënë Selmanaj në Rubikon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar 12 ndeshjet e orës 18:55 në Europa League.…