“Sëmundja mishngrënëse” – Alarm në Tokio për një valë infeksionesh bakteriale

28 mars 2024 | 21:48

Autoritetet vendore në Tokio kanë lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë, por serioz, infeksioni bakterial.

Rastet e regjistruara janë më shumë se asnjëherë tjetër – 88 vetëm në kryeqytet – 517 infeksione në mbarë vendin, sipas The Japan Times.

Fjala është për sindromën e shokut toksik streptokoksik (STSS), që shpesh quhet “sëmundja që ha mishin“, e cila mendohet se ishte shkaku për të cilin Koreja e Veriut anuloi një ndeshje futbolli me Japoninë, e parashikuar të mbahej në Phenian.

Në raste të rënda, ky infeksion mund të shkaktojë nekrozë të indeve lidhës që mbulojnë muskujt dhe ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 30% të individëve të infektuar në vitin 2023.

Në të gjithë vitin 2023, Tokio raportoi 42 vdekje të lidhura me infeksionet. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor nëse përjetojnë simptoma si dhimbje dhe ënjtje në gjymtyrë ose temperaturë.

Streptokoku i grupit A përhapet përmes spërklave të pështymës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por edhe përmes plagëve në duar apo këmbë. Autoritetet shëndetësore këshillojnë fuqimisht respektimin e masave parandaluese si larja e rregullt e duarve dhe kujdesi i duhur në raste plagësh.

Një variant i quajtur M1UK, i konsideruar shumë i transmetueshëm midis baktereve të streptokokut të grupit A, mendohet se është shpjegimi për rastet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proton Cable Prizreni e ka përfunduar edicionin e Prince Caffe…