Sëmuret Shawn Mendes, anulon koncertin në Brazil

02 dhjetor 2019 | 11:14

Shawn Mendes ka njoftuar se është i detyruar ta anulojë koncertin në Sao Paulo, Brazil, pas një infeksioni të sinusit.

Këngëtari 21-vjeçar ishte te mjeku të shtunën dhe njoftimi u bë menjëherë pas kësaj.

Shawn e bëri një postim në “Twitter” duke shkruar: “Sao Paulo, më vjen keq për këtë që do të them, por sot u zgjova duke u ndjerë i sëmurë dhe zbulova se kam laringjit dhe një infeksion të sinusit i cili më ka shkaktuar ënjtje të litarëve të zërit. Mjekët më thanë që nuk mund të performoj sepse rrezikoj zërin tim. Ju dua shumë dhe kërkoj falje, por do ta plotësoj këtë datë së shpejti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Garner dhe Ben Affleck thuhet se “Ditën e Falënderimeve”…