Senatori amerikan kërkon nga Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

22 maj 2023 | 15:03

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se Kosova çdo herë ka treguar bashkëpunim me ShBA.

Ai ka marrë si shembull të bashkëpunimit, sanksionet që Kosova ia ka vënë Rusisë dhe strehimin e refugjatëve afganë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka pasur fjalë të mëdha edhe për qasjen e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen ekonomike.

Më tutje, Murphy ka bërë me dije se me Osmanin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar nga Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që është e mundur në rrugëtimin transatlantik të Kosovës dhe rrugëtimin evropian. Më vjen mirë për marrëveshjen e fundit që është arritur në Bruksel që përfshinë njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare”.

“Por edhe hapat e vështirë që duhet ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë për të qenë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka marrë një zotim për t’u lejuar komunave që të bashkohen në një asociacion. Mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur”.

“Mos u lajthitni marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë Murphy në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një protestuese e veshur me një fustan në ngjyrat e…