Serena Williams: Ende nuk kam thënë lamtumirë

20 shtator 2022 | 17:00

Vetëm pak ditë pasi u eliminua mes lotësh nga grand slami i US Openit, ku dhe vendosi të mos luajë më tenis, duket se Serena Williamsi ka ndërruar mendje. “Ndoshta rikthehem”, ka qenë deklarata e dhënë nga tenistja 40-vjeçare amerikane.

“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën lamtumirë”, u shpreh tenistja amerikane gjatë emisionit televiziv “Jimmy Fallon Night Show” ku ishte e ftuar. Deklaratë të lë të mendosh se ajo mund të rikthehet në fushat e tenisit. Ajo ka hedhur paralele me atë që bëri ikona e NFL, Tom Brady, që u rikthye vetëm pak ditësh pasi deklaroi tërheqjen.

“Jam shumë e lumtur me atë që po përjetoj. Ka shumë gjëra që nuk i kam bërë dhe dua t’i realizoj tani”, ka deklaruar Serena. “Thjesht dua të shijoj ato që nuk kam pasur mundësi t’i shijoj deri më tani. Kam folur me Tom Brady dhe asnjëherë nuk i dihet në jetë. Nuk e shoh veten larg tenisit. Dua të bëj diçka, por nuk e di se çfarë. Dua ta mbaj pranë këtë sport”, ka shtuar Serena Williams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar…