Shahini: Qeveria ndan buxhet për Fondin Sovran, kurse shtetet tjera e themelojnë atë nga teprica buxhetore

17 dhjetor 2023 | 13:20

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e sheh Fondin Sovran si të dëmshëm për ekonominë dhe antikushtetues.

Shahini ka thënë se shtetet e fuqishme Fondin Sovran e themelojnë si shkak i tepricave buxhetore, ndërsa në Kosovë është duke ndodhur e kundërta dhe se për këtë qeveria duhet të ndajë buxhet.

Fondi Sovran apo nacionalizmi i pronave në Kosovë. Projektligji i fondit sovran, i miratuar nga Parlamenti i Kosovës si ideologji është i akceptueshëm, por sponzorizuesi ka harruar se është kundër konkurrencës së lirë të tregut, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Për të themeluar këtë fond sovran, qeveria ndan buxhet, kurse shtetet tjera si model e kanë  themelimin nga teprica buxhetore”, ka shkruar Shahini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka…