Zëdhënësja e LDK-së: Rezultatet e Kurtit nuk shihen askund

17 dhjetor 2023 | 13:15

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione ndërsa Kryeministri Kurti i thotë vendeve të tjera se as nuk i shohin në ëndërr rezultatet e tij.

Halimi ka shkruar në “Facebook” se rezultatet e Kurti nuk shihen askund.

“Kosova nën sanksione, derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij. Për të shkuar më tej, madje as edhe mediet nuk ia paraqesin rezultatet e qeverisjes së tij, duke pretenduar që nuk është duke i sponsorizuar ato. Me qasje të tillë që na shfaqet si një realitet paralel, përpos të rrezikshme ndaj medieve, ky pushtet hermetik i mbyllur dhe skajshëm jotransparent, vazhdon fushatën linçuese ndaj përpjekjes së kujtdo, për të shpërfaqur paaftësi shembullore në qeverisje. Ne as në ëndërr nuk e kemi parë këtë stërkeqje të shtetit, për rezultatet as mos të flasim, ato as që shihen ndokund. Tri vjet tallje, tensione e përplasje me aleatët, shndërrim i taksave të qytetarëve në lëmoshë në këmbim të votës dhe politika të rrezikshme nacionale?! Vërtetë edhe si ëndërr, frikësuese! Më shumë si një makth!”, ka shkruar Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i punëve të jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të…