Shala i PDK-së: Jemi të gatshëm të marrin përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës
08 dhjetor 2024
| 23:20
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka thënë se kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.
Shala ka thënë se Kosova meriton më mirë dhe se PDK-ja me Bedri Hamzën mund ta bëjnë shtetin tonë më mirë.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike miratuam një deklaratë 5-pikëshe në të cilën përmblidhet përkushtimi jonë për të ruajtur vlerat historike, shqetësimi jonë për stabilitetin e sigurinë e sotme të Kosovës dhe gatishmëria jonë për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës. Kosova meriton më mirë dhe vetëm PDK-ja e Bedri Hamza mund ta bëjnë Kosovën më mirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.