Shala i PDK-së: Tuneli Prizren-Tetovë të ndërtohet, por jo të vidhet në emër të tij (Video)

25 prill 2024 | 20:55

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar të enjten në lidhje me tunelin Prizren-Tetovë.

Shala ka thënë se tuneli duhet të ndërtohet,  por jo të vidhet në emër të tij.

“Jam për më ndërtu rrugën, po nuk jam në emër të rrugës me vjedh. Ku e keni projektin, ku e keni studimin, ku e keni bazën ligjore, keni dhënë tender, i keni zgjedh operatorët dhe keni shpronësu, pajtona, por nuk e dini ku e keni me hy ne tunel se nuk e dini ku e keni projektin e tunelit”, ka thënë deputeti Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një prononcim…