Shala: Së shpejti fillon zbatimi i fondit 17 milionësh për efiçiencë të energjisë, Kosova e para në rajon

25 shkurt 2020 | 14:24

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, ka thënë se ky fondi kap shumën prej 17 milionë eurosh dhe ka për qëllim efiçiencën e energjisë. Sipas tij, ky fond do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve por dhe rritjen ekonomike. “Fondi i Kosovës është i pari në rajon. Këtë fond nuk ka as Shqipëria, as Mali i Zi, as Maqedonia, as Bosnja dhe as Serbia. Falënderojmë donatorët e huaj, zyrën e BE-së, Bankën Botërore por edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Qeverinë e Kosovës, që kishin në fokus kursimin e energjisë”, ka thënë Shala. Ai në këtë bisedë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se zyra e Bashkimit Evropian ka ndarë 10 milionë euro për Fondin për Efiçiencë, ndërsa Banka Botërore participon me 5 milionë euro.

“Marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti me qeverinë e re, respektivisht me ministrin e Financave Besnik Bislimi dhe do t’i kemi në dispozicion 17 milionë euro. Në fillim të vitit të kaluar kur hyri në fuqi ligji për efiçiencë të energjisë është krijuar baza për themelimin e Fondit për Energji. Më 27 janar ka qenë takimi i parë i Bordit të Drejtorëve që më vonë është shpallur konkursi për rekrutimin e drejtorit menaxhues, një proces ky që ka zgjatur deri në gusht dhe unë kam filluar punën më 2 shtator dhe i kemi hapur konkurset për rekrutimin e stafit. Deri më tani i kemi marrë udhëheqësin e financave, atë të operacioneve dhe zyrës ligjore. Ndërkohë jemi duke vazhduar me rekrutimin e inxhinierëve dhe stafin e prokurimit për ta kompletuar ekipin”, ka thënë Shala për gazetën “Epoka e re”.

Vitin që lamë pas, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) që asokohe udhëhiqej nga Valdrin Lluka pati ka lansuar Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si entitet i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë për të arritur objektivat e Kosovës në këtë sektorë.

Kurse Natalya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, kishte thënë se janë adaptuar të gjitha ligjet për efiçencë, por që tash duhet zbatimi i tyre në praktikë. “Energjia në Kosova janë prioritet për BE-në, këto janë thelbi i çdo reforme në Kosovë. Edhe pse keni probleme me energji, energjia efiçente është me rëndësi”, pati thënë Apostolova.

/Epoka e re/ Albulena S. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zog” është libri më i ri me poezi i poetes…